Bedri Ajdari: Protestat nuk ndalen, të premten të protestojmë masivisht (Video)

Organizatori i protestave kundër rastit “Monstra”, Bedri Ajdari, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e së premtes, shkruan gazeta Lajm. Ai, tha se ka marrë mbështetje nga shumë organizata shqiptare dhe se protestat kundër rasteve të montuara nuk do të ndalen deri në zbardhjen e tyre. “Pra, edhe një herë, unë, Bedri Ajdari, i ftoj të gjithë qytetarët të dalim të protestojmë masivisht ditën e premte, më 02 prill 2021, në ora 14:00 për të treguar seriozitet se nuk do t’i tolerojmë dëniket drakonike për njerëz të pafajshëm si dhe dënimet selektive dhe me standarde të dyfishta!”, tha Ajdari. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.