Bebe Rexha vallëzon nën ritmin e këngës së Rita Orës, kështu reagon ajo

Bebe Rexha është goxha aktive në rrjete sociale, ku poston fotografi e video të shumta nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja postoi një video, ku bënte lëvizje provokuese me këngën “Bang” nga Rita Ora, ndërsa nuk mungoi reagimi i kësaj të fundit.

“Të dua Bebe Rexha, gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, fansat e dy këngëtareve kanë pritur një bashkëpunim nga ato si dhe Dua Lipa e Ava Max, por Bebe ka shuar shpresat së fundi.

Kujtojmë se si Rita Ora, ashtu edhe Bebe Rexha janë duke punuar rreth albumeve të reja muzikore. /Lajmi.net/