Bebe Rexha hyri në Instagram të premten për të ndarë një ‘selfie’ pozitive me 10.7 milionë ndjekësit e saj.
Fotoja e tregonte yllin 33-vjeçar të muzikës pop, e cila mahniti publiku me paraqitjen e saj të fundit në gala mbrëmjen e organizuar nga amFAR javën e kaluar në Kanë, pa makijazh teksa ngriti lartë një xhup të zi për të zbuluar stomakun e saj.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Po, jam në epokën time të shëndoshë dhe çfarë?”, duke pranuar me pozitivitet faktin që ka shtuar shumë në peshë, shkruan DailyMail.
Artistja me origjinë shqiptare tundi flokët bionde që i binin mbi supe dhe ajo vuri një gjerdan me diamant.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi këngëtarja Rexha foli kundër njerëzve që diskutuan mbi shtimin e saj të fundit në peshë prej 30 kilogramësh për shkak të sindromës së vezores policistike, PCOS.
Javën e kaluar, interpretuesja e hitit “Me, Myself, And I” ishte e ftuar në “The Jennifer Hudson Show”, ku ajo foli për problemet e saj me peshën.
“Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo me siguri do të ndodhë”, i tha ajo prezantueses Jennifer Hudson.
“Isha shumë më e hollë dhe fitova pak peshë – kjo vjen me territorin. Unë nuk jam e inatosur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh gjëra të tilla, të bën të ndjehesh pak e dreqosur”.
“Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tij, kështu që është disi e vështirë. Por ndihem sikur jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo.