Bebe Rexha si kameleon, bën tjetër ndryshim në dukje

Bebe ka ndryshuar sërish dukjen.

Bebe Rexha është artiste me prejardhje shqiptare, e cila po arrin suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Artistja ka pak ditë që e publikoi këngën “Baby I’m Jealous”, në duet me Doja Cat, suksesin e të cilës po e shijon këtë kohë.

Por, Bebe nuk është ndalur me kaq, përmes postimeve të fundit bëri të ditur se po xhiron diçka speciale.

Ajo u shfaq me ngjyrë tjetër të flokëve, të cilën nuk dihet nëse e ka bërë vetëm përkohësisht.

Sa i përket jetës private, këngëtarja ka pak javë që konfirmoi lidhjen e dashurisë, madje deklaroi se me partnerin e ka kaluar bashkë edhe karantinën.