Bebe Rexha dukej tejet sensacionale teksa mori pjesë në “amfAR Gala” në Hotel du Cap-Eden-Roc në Kanë të enjten.
Këngëtarja e “Say My Name”, 33 vjeçe, mori vëmendje të madhe në mbrëmjen e mbushur me yje.
Veshja e saj nga Faraz Manan mburrej me një model korseje në pjesën e sipërme e të lëshuar deri në fund të këmbëve.

Kjo vjen pasi Bebe dha një intervistë për “The Jennifer Hudson Show”, ku mes shumë gjërave foli edhe për shtimin në peshë për shkak të vezores policistike.
Ajo theksoi se kishte lexuar komentet në një nga videot e saj të fundit në TikTok dhe nuk ishte e kënaqur me atë që thuhej për të.
“Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo do të ndodhë”, i tha ajo Hudson.