Vëllai i Madh ka organizuar një lojë me pyetje përgjigje vetëm për çiftet brenda BBV, shkruan lajmi.net.
Çifti i parë ishin Sarah dhe Dj Pm për të kaluar radhën më pas tek Donald dhe Beatrix.
Pyetjet ishin të shumta ku ata me anë të tyre do ta kuptojnë sesa e njohin njëri-tjetrin.
Beatrix i ka treguar Donaldit se kur ka qenë e vogël ka qenë shumë e shkathët edhe ku ka kënduar në disa lokale në Tiranë.
“Unë kam qenë shumë e shkathët e vogël,kam kënduar në disa lokale në Tiranë,nuk ndaloja thjesht ngaqë i marr gjërat shumë afër zemrës edhe gjërat që i bëj,i bëj me shumë shpirt edhe kur zhgënjehem shumë nuk e kam atë vrrullin që kam pasur në fillim”,-tha ajo.
“Sa do të doja të të shikoja në një live kur ke qënë e vogël”,-tha Donaldi.
“I kam disa video kur kam qenë e vogël.Kur kam kënduar rregullisht në një lokal familjar,jam paguar pesëdhjetë mijë lekë nata,nuk këndoja as dhjetë këngë.Me aq e kam nisur pastaj sigurisht që u rrit.Unë sot dal të këndoj para një stadiumi edhe nuk më drridhet zëri”,-tha Beatrix./Lajmi.net/