Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të atin e ndjerë: “Ai nuk iku kurrë”

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë një postim tejet prekës në rrjete sociale, duke kujtuar të atin e saj që është ndarë nga jeta vite më parë. Ajo publikoi një video të vjetër të babait, duke e shoqëruar me një shkrim emocional që reflekton mallin dhe dhimbjen që ndjen për mungesën e tij.

”Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë. Na pret në shtëpi, duke buzëqeshur, sikur vitet që e morën larg të mos kishin ndodhur kurrë. E përqafoj, qesh me të, bëj foto me të… dhe në atë vend të çastit, dashuria është e pafundme dhe humbja nuk mund të na prekë. Ëndrrat më sjellin përsëri te ti, baba, qoftë edhe vetëm për një rrahje zemre. Faleminderit për këtë dhuratë. Më mungon më shumë sesa mund ta them me fjalë”.

Ky dedikim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët shpesh kanë treguar mbështetje për Beatrix-in në momentet kur ajo kujton të atin.

Kujtojmë se prej kohësh, Beatrix ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nisi pak kohë pas eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP Albania’, e cila u shoqërua me shumë kritika dhe bullizëm në rrjet. Mirëpo, mesa duket, në SHBA, Trixa ka gjetur sërish qetësinë.