Bearti sqaron të vërtetën e tij për ndarjen nga Tea

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi së fundi i kanë dhënë fund lidhjes, pas ‘zhurmës’ që u bë për lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë, Tea tha se lidhja e tyre u bë toksike, Bearti ishte me të kudo dhe xhelozonte, andaj vendosën t’i ndajnë rrugët.

Por, nuk vonoi dhe Bearti publikoi një video të gjatë, me të cilën vendosi të sqarojë të vërtetën e tij rreth kësaj historie.

Fillimisht ai sqaroi se nuk do të ketë ofendime, ngase ajo ishte femër me të cilën e ka mendu të ketë një jetë.

“SQARIM‼️

Ne kete video nuk ka ofendime,se nuk eshte qellimi im me lendu nje femer se ne fund te fundit e kam mendu nje jete me te.
Thjesht sqarime per disa fjale qe me preken ne karakter!”, shkruan Bearti.

Ai tha se Teas i interesonte vëmendja e publikut dhe po e luan rolin e viktimës, ndërsa e pranon që ishte xheloz, por i thotë se ajo i di gabimet e saj.

“Ti ke dasht me bo këtë sen publike prej Turkisë. Ke dasht me ju tregu njerëzve çka ka ndodhë. Xhelozia, pasiguritë, ke bo për mu. Unë kom bo për ty Tea. Unë jam ai personi që kam bo për ty, unë t’kom prit dy-tre muaj ditë. Por ti i ke pas qëllimet e tua, ke dashtë me shku deri në fund në rregull”, u shpreh ndër të tjera ai.

Bearti sqaroi edhe faktin që Tea deklaroi se ai i shkonte mbas kudo, duke i thënë “Kam ardhë edhe te frizeri me ty, s’kam dashtë me të lanë me shku me taksi”. /Lajmi.net/