BE vendos sanksione ndaj tregtarëve të naftës që kanë lidhje me rrjetin detar të Rusisë

Bashkimi Evropian miratoi të hënën sanksione të reja kundër interesave ruse të naftës, duke synuar tregtarët Murtaza Lakhani dhe Etibar Eyyub për ndihmën që u kanë dhënë Moskës për të anashkaluar sanksionet perëndimore mbi eksportet e naftës së papërpunuar që ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

BE-ja ka vendosur 19 paketa sanksionesh deri më tani, por Moska ka arritur të përshtatet me shumicën e masave dhe ende po shet miliona fuçi naftë në Indi dhe Kinë, megjithëse me zbritje nga çmimet globale, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pjesa më e madhe e kësaj transportohet duke përdorur të ashtuquajturën flotë në hije anijesh që operojnë jashtë industrisë detare perëndimore.