BE shtyn bisedimet me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, ja vendimi i ambasadorëve

Ambasadorët e BE nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor, njofton Euronews.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga Marsi 2020.