BE propozon thellimin e lidhjeve të industrisë së mbrojtjes me Ukrainën

Bashkimit Evropian propozoi të martën një integrim më të thellë të industrisë mbrojtëse të bllokut me Ukrainën, ndërsa një plan paqeje i SHBA-së mbetet në ndryshim e sipër dhe operacionet luftarake jokonvencionale të Rusisë e tronditin bllokun prej 27 vendesh.

Ligjvënësit e BE-së do të mbajnë një votim për një program prej 1.5 miliard eurosh, me 300 milionë euro të planifikuara për Instrumentin Mbështetës të Ukrainës, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Industria mbrojtëse e Ukrainës “ka nevojë për ne”, u tha Andrius Kubilius, ligjvënësve të BE-së në Strasburg të Francës, pa përmendur negociatat e vazhdueshme të paqes për t’i dhënë fund luftës. “Por ne kemi nevojë edhe më shumë për inovacionet mbrojtëse të Ukrainës”.

Ai tha se lejimi i aksesit të Ukrainës në Programin e Investimeve në Mbrojtje të BE-së “e bën të mundur blerjen e pajisjeve mbrojtëse në, me dhe për Ukrainën”.

Shpenzimet e mbrojtjes të BE-së pritet të arrijnë në rreth 392 miliardë euro këtë vit, pothuajse dyfishi i shumës së katër viteve më parë, përpara se Rusia të niste pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.