BE nis urën ajrore humanitare për të sjellë ndihma në Gaza

Smoke rises following an Israeli airstrike in Gaza City, Wednesday, Oct. 11, 2023. The militant Hamas rulers of the Gaza Strip carried out an unprecedented, multi-front attack on Israel at daybreak Saturday, firing thousands of rockets as dozens of Hamas fighters infiltrated the heavily fortified border in several locations, killing hundreds and taking captives. Palestinian health officials reported hundreds of deaths from Israeli airstrikes in Gaza. (AP Photo/Fatima Shbair)

Bashkimi Evropian tha sot se po fillon një operacion humanitar të urës ajrore për të sjellë furnizime shpëtimi në Gaza.

“Dy fluturimet e para do të zhvillohen këtë javë, duke transportuar ngarkesa humanitare nga UNICEF, duke përfshirë sende strehimi, ilaçe dhe komplete higjienike”, tha BE në një njoftimin për shtyp.

Operacioni i urës ajrore do të përbëhet nga disa fluturime drejt Egjiptit, ku organizatat humanitare që shkojnë në Gaza do të marrin furnizimet emergjente.

BE-ja gjithashtu trefishoi ndihmën e saj humanitare për Gazën në më shumë se 75 milionë euro këtë fundjavë. Fondet po kanalizohen përmes partnerëve të përzgjedhur humanitar të BE-së në terren, si agjencitë e OKB-së, organizatat joqeveritare ndërkombëtare dhe familja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Janez Lenarçiç, Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, tha se palët ndërluftuese janë të detyruara të sigurojnë qasje humanitare për civilët në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

BE-ja ka kryer operacione të ngjashme humanitare të urave ajrore në Afrikë, Azi dhe Amerikë gjatë katër viteve të fundit.

Sipas njoftimit të sotëm, Bashkimi Evropian ka grumbulluar sende shtesë emergjente që mund të vendosen sa më shpejt që të kërkohet.