BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi në New York të mërkurën, e mbajtur së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Plani është pjesë e një strukture të përgjithshme prej 1.6 miliardë eurosh të BE-së gjatë periudhës 2025-2027.

Komisionerja Evropiane për Mesdheun Dubravka Suica dhe zëvendëspresidenti i BEI-së Ambroise Fayolle nënshkruan marrëveshjen, së bashku me ambasadorin palestinez në OKB Riyad Mansour.

Suica tha se BE dëshiron “ta bëjë ekonominë palestineze të gjallë” dhe të stimulojë sektorin privat, duke krijuar mundësi për të krijuar ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ndryshe, BE-ja është ofruesi i parë i ndihmës për palestinezët, shkruan euronews.

Suica reagoi ndaj njohjes së fundit të Palestinës nga shumë vende, përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Portugalinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se kjo do të rriste presionin mbi të tjerët që ta ndjekin.

“Mendoj se ka një presion të madh. Në një moment, hap pas hapi, të gjitha vendet do të jenë të vetëdijshme se e vetmja zgjidhje është një zgjidhje me dy shtete”, tha ajo.