BE-ja shton ndihmën për Ukrainën, për herë të parë do të dërgojë armë në një vend të sulmuar

“Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë për Ukrainën”, deklaroi Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

 

“Për herë të parë, Bashkimi Evropian do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar”, shtoi tutje ajo, transmeton lajmi.net.

Poashtu u shtua se do të forcojnë sanksionet kundër Kremlinit.

“Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit. Së pari, ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia. Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Përfshirë avionët privatë të oligarkëve”./Lajmi.net/