Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, në mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, ka bërë emërimet e reja në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve.
Emërimet janë si vijon: Kërçovë – Arlind Sejdini, Vrapçisht – Evzal Arsllani, Prespë – Arjan Muedini dhe Karposh – Hamza Jashari.
Gatë mbledhjes, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka diskutuar gjithashtu për zhvillimet aktuale politike në vend, funksionimin e strukturave partiake, si dhe për takimin e liderëve politikë, për të cilin u vendos që çështja e pjesëmarrjes të shqyrtohet dhe të merret vendim nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.
BDI riafirmon përkushtimin e tij për forcimin e strukturave partiake dhe për adresimin me përgjegjësi të proceseve politike, në funksion të interesit të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit.(INA)






