BDI uron qytetarër për 3 vjetorin e anëtarësimit në NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka uruar qytetarët e vendit për përvejtorin e sotëm – 3 vjet nga anëtarësimi në NATO.

Sipas tyre, të jesh tre vite pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë paraqet realizimin e përcaktimit më të rëndësishëm strategjik të qytetarëve që nga pavarësia e vendit.

“Në tre vjetorin e anëtarësimit tonë mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është treguar partnere e barabartë e aleatëve në Aleancë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë evropiane”

“Me veprimin e saj politik, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë garantues aktiv i stabilitetit të brendshëm të vendit, duke kontribuar kështu në arritjen e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, – thuhet në kumtesën e BDI-së.