BDI thirrje partive që t’u bashkëngjiten! Taravari e Zejdi i thonë “jo”, Arianit Hoxha nuk e përjashton mundësinë

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, pas mbledhjes së mbrëmshme, u bëri thirrje të gjitha partive politike në vend që janë të përafërta me vizionin e tyre, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale, t’u bashkëngjiten dhe të bëhen pjesë e formacionit politik.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

-BDI mbetet e hapur për inkorporimin dhe absorbimin e gjithë potencialit intelektual dhe politik në vend, me qëllim avancimin e politikave dhe vizionit që janë në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallim. Prandaj, kjo thirrje u drejtohet të gjitha subjekteve politike, asociacioneve shoqërore, intelektuale dhe profesionale, që të bëhen pjesë e BDI-së dhe e vizionit tonë të përbashkët për një shtet stabil, demokratik dhe të zhvilluar.

Por sa janë të gatshme partitë e tjera që janë në kolizionin AKI – të bashkëngjiten në BDI?!
Kreu i ASH-së Arben Taravari në Click Plus deklaroi se nuk e kanë ndërmend të shkrihen në BDI, por janë të hapur për bashkëpunime.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË
04:50/0003 – Asgjë të përbashkët nuk kemi me BDI-në, asgjë! Kemi bashkëpunuar për zgjedhjet lokale dhe mendoj se duhet bashkëpunimi të vazhdojë por ne e kemi strategjinë tonë të cilën duhet ta përgatisim dhe prezantojmë në Kuvendin e partisë të cilën besoj se do të mbahet me 15 shkurt, strategjinë 10 vjeçare të partisë, të përgatitemi për kongresin e cila duhet të mbahet me shumë gjasa në vjeshtë të këtij viti. Kështu që me BDI-në kemi bashkëpunim dhe do të kemi bashkëpunim por të shkrihemi as që na shkon mendja sepse ajo është parti e majtë ne jemi parti e djathtë.

Partia Demokratike Evropiane, drejtuar nga Arianit Hoxha, nuk e përjashton mundësinë. Zëdhënësi Liridon Useini tha se është për t’u përshëndetur kjo iniciativë dhe se në kuadër të partisë do të mbajnë mbledhje të Kuvendit Qendror e më pas do të ulen për të biseduar me BDI-në.

LIRIDON USEINI, ZËDHËNS I PDE-SË

00:12- Në parim është për t’u përshëndetur një iniciativë e tillë ku tregohet gatishmëri që pas Kongresit dhe rifreskimit që bëri BDI merr dhe këtë iniciativë, andaj në kuadër të partisë kemi mbledhje të Kuvendit Qendror nesër dhe do hapet si debat. Absolutisht që do shqyrtohet dhe nëse Kuvendi i PDE-se jep dritë të gjelbër ne do të ulemi me BDI për t’i konkretizuar hapat e mëtejshëm.

Nga Lëvizja Populli e Skënder Rexhepit Zejdi, thanë se janë subjekt politik autonom dhe se kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen si koalicion me BDI-në.

Grafikë me foto
ONUR ALI, LËVIZJA “POPULLI”
-Këtë temë nuk e kemi diskutuar në organet partiake dhe as që e kemi në plan ta diskutojmë sepse jemi subjekt politik autonom dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ne me BDI-në do të vazhdojmë bashkë si koalicion.

Pas mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm nga BDI po ashtu bënë të ditur se në kuadër të kompetencave të tij statutore, kryetari Ali Ahmeti do të ketë në ekskluzivitetin për hapjen dhe trajtimin e temave që janë jetike dhe strategjike për vendin, që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane, stabilitetin politik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik./TV21