BDI Tetovë: Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i përdorin qytetarët si “mish për top”

Dega e BDI-së Tetovë akuzon krerët e komunës së Tetovës se po shfrytëzojnë qytetarët e Tetovës si “mish për top” për të realizuar agjendat e tyre, ku sipas BDI-së, në partneritet edhe me VMRO-DPMNE.

Ky reagim i BDI-së vjen pasi gjatë ditës Komuna e Tetovës ka prishur disa kioska me arsyen se ishin ndërtime pa lejë, ndërsa lidhjen me VMRO-DPMNE e bëjnë për ti paraprirë heqjes së kryqit në Kodrën e Diellit

“Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë si mish për top qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta së bashku me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.
Në vend që të ju ndihmojnë bizneseve dhe t’ua lehtësojnë veprimtarinë, institucionet komunale po mundohen që me çdo kusht t’i shkatërrojnë ato. I tillë është rasti me prishjen e kiosqeve me arsyen se janë ndërtime pa leje, ndërsa kjo në të vërtetë është veprim i sinkronizuar me VMR0-DPMNE-në për t’i paraprirë heqjes së kryqit në Kodrën e Diellit”- thuhet në reagimin e BDI-së së Tetovës.