Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur tubim sot në fshatin Jabollçishtë të Velesit.
Në tubim fjalim ka mbajtur kandidati i BDI-së për Njësinë zgjedhore 3, Bekim Neziri, pastaj Arbër Ademi dhe të tjerë.
Para kësaj, Neziri ka realizuar takim me banorët e Buzallakovës, ndërsa ka vizituar edhe shkollën e Kllukovecit.
“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane..
Banorët e kësaj ane shpeshherë janë ankuar se partive në pushtet u kujtohen vetëm para zgjedhjeve, e sa kalojnë zgjedhjet i lënë në harresë. Në disa fshatra të kësaj ane madje nxënësit shqiptarë nuk e gëzojnë ende të drejtën të mësojnë në gjuhën amtare.






