Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton se ka nisur një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të saj në Zhelinë, duke theksuar organizimin e brendshëm dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.
Në këtë kuadër, në krye të nëndegës është zgjedhur Memet Neziri, këshilltar komunal dhe aktivist i dëshmuar i partisë, i njohur për angazhimin e tij në terren dhe për mbështetjen e gjerë qytetare.
Procesi zgjedhor u zhvillua në praninë e Sekretarit Organizativ të BDI-së, Nebi Rexhepi, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të organizimit partiak, si dhe me pjesëmarrjen e anëtarit të Kryesisë Qendrore, Faton Aliti.
Nga BDI vlerësojnë se ky organizim i ri i jep strukturave lokale një drejtim më të qartë politik dhe rrit kapacitetin për realizimin e objektivave në shërbim të qytetarëve.
Ky hap shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e efikasitetit në nivel lokal. (INA)





