Rina Ajdari, deputete e BDI-së, nëpërmjet një press konference për media, ka dalë me kritika deri te pushteti pasi iu refuzuan amendamentet për projektet në Tetovë, transmeton TV21.
“Ata refuzuan 250 milionë denarë për përfundimin e stadiumit të Tetovës, një projekt i shumëpritur nga sportdashësit dhe rinia e qytetit, të cilin kryetari i Komunës, Bilall Kasami e shndërroi në një mashtrim të madh parazgjedhor. Ata refuzuan 620 milionë denarë për teleferikun për Kodrën e Diellit, një projekt që do të çlironte trafikun në dimër dhe do të zhvillonte turizmin malor. Refuzuan gjithashtu edhe 50 milionë denarë për restaurimin e Kalasë së Tetovës dhe Teqesë “Arabati Baba””, tha mes tjerash Ajdari.