BDI nuk ndalet, u thotë edhe femrave shqiptare “hajdeni knej”!

Forumi i Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur pres konferencë ku ka folur rreth politikave të kësaj partie kundrejt femrave. Përfaqësuesja e forumit, Arta Bilalli Zendeli, theksoi se BDI është parti e cila avancon pozitën e gruas dhe që angazhohet për përfaqësim maksimal të saj në politikë. Zendeli ka ftuar femrat shqiptare t’i bashkëngjiten kësaj partie, duke premtuar angazhim kundër dhunës, abuzimit dhe keqpërdorimit të femrave.