BDI ende nuk e ka përkrahur propozimin e Ministrisë së drejtësisë, që partitë politike sivjet të heqin dorë nga paratë buxhetore që u takojnë partive politike. Propozimi është në kuadër të masave që propozohen për tejkalim të krizës që ka shkaktuar Koronavirusi në Maqedoni.
Shumica e partive politike e kanë pranuar këtë propozim, por BDI ende nuk është prononcuar.
I pyetur nëse do të bindë BDI-në që të pranojë këtë propozim, kryetari i LSDM-së tha se nuk mund të përzihet te partitë tjera, shkruan Gazeta Lajm.
Mirëpo ai tha se patit politikë duhet të tregojnë solidaritet në këtë kohë krize dhe të japin shembull edhe për të tjerët.
Mungesa e pëlqimit të BDI-së për të hequr dorë nga paratë buxhetore bie ndesh pak me deklarimin e përfaqësuesve të saj se janë të gatshëm të heqin dorë nga rrogat vetëm të mos ulen rrogat e administratorëve.
Ky rast mund të krijon edhe një herë përshtypje të keqe në opinion për BDI-në, si parti e cila tjetër thotë, e tjetër bën.