BDI në Saraj e përçarë si asnjëherë më parë?!

Javën e kaluar në Restoran Lili  në Saraj, BDI mbajti takim me banoret e Sarajit, ku prezentë ishin funksionarët e lartë të Qeverisë, Kryetari i komunes se Sarajit si dhe lideri i BDI-se z.Ali Ahmeti.

Ajo që ra në sy ne kete takim ishte prezenca e madhe funksionarëve qeveritare por edhe mungesa e disa funksionareve dhe ish funksionareve te larte te BDI-se nga komuna e Sarajit, madje disa prej atyre qe ishin prezent ishin trajtuar me nënçmim nga organizoatori i tubimit Dega e BDI-se Saraj.

Ndër të tjera i tillë ishte rasti me ish Kryetarin e Komunës Bekim Murati për të cilin nuk ishte gjetur as ulese dhe i njejti sipas fotove që qarkullojnë në rrjetet socijale qëndron në këmbë në një skaj të tubimit dukshëm i nervozuar. Në takim ndoshta si shkak i qasjes së këtillë të Degës së BDI-se Saraj, u vërejt edhe mungesa e shum ish funksionarëve tjerë të Sarajit siç janë ish-nënkryetarët e Kuvendit Rafis Aliti dhe Suzana Saliu dhe ish Ministri i Ekologjise Bashkim Ameti.

Poashtu sipas informatave të Derveni.info kanë munguar edhe mjaft aktivistë dhe themelues të Degës së BDI-së në Saraj të cilët kohet e fundit po zëvendësohen nga profiterë politik dhe ardhacak nga subjektet e tjera politike.

Përndryshe në këtë takim me qytetarë të organizuar nga BDI, Kryetari i komunës së Sarajit dha raport për punën dy vjeçare të komunës si dhe u shpalosën projektet për periudhën e ardhëshme në këtë komunë e cila njihet si bastion i BDI-së.