BDI ishte lavdëruar se do ta marë Drejtorinë e rëndësishme për Siguri Publike, kurse kishin filluar të qarkullojnë edhe emra të “kandidatëve seriozë” nga radhët e BDI-së për këtë post. Mirëpo të gjithë këta kandidatë seriozë e përjetuan fatin e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sepse sot i është vazhduar edhe për katër vite mandati drejtorit aktual, Sasho Tasevski, njofton centar.mk.
Ai është zgjedhur njëzëri me propozim të ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Maqedoni BDI mbetet me gishta në gojë, Sasho Tasevski edhe një mandat drejtor...