BDI lë pa ministri Kumanovën dhe Likovën ?

Humbja e BDI-së në Kumanovë nga koalicioni ASH-AAA dhe rezultatet jo të favorshme në Komunën e Likovës në zgjedhjet e 15 korrikut do t’i lënë këto dy vendbanime pa asnjë ministër.

Për dallim nga mandati i kaluar kur Arbër Ademi drejtonte ministrinë e Arsimit dhe Sadulla Duraku, ministrinë për Sistem Politik, në qeverinë e re s’do të ketë vend për kuadrot e Kumanovës dhe Likovës. Megjithatë, rezultatet në zgjedhje nuk janë arsyeja e vetme. Ahmeti duket se është i pakënaqur edhe nga rezultatet e Ademit dhe Durakut gjatë qeverisjes së kaluar. Burime partiake thonë se, drejtuesi i BDI-së ka vendosur që në këtë mandat, integristët në eshalonin e parë të përfaqësohen të përfaqësohen me kuadro që janë dëshmuar. Portalet e afërta me BDI-në sot kanë publikuar emrat e mundshëm të ministrave të rinj. Sipas tyre, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik do të jetë Artan Grubi, ndërkohë që Bujar Osmani do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministër i Financave do të jetë Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, derisa me Ekologjinë do të udhëheq ministri aktual, Naser Nuredini, ndërsa me Ministrisë për Shoqëri Informatike, Shirete Elezi.