BDI kundër Musliut, por jo kundër Çulevit (VIDEO)

Në maj të vitit 2019 kur Erold Musliu u zgjodh Drejtor i Agjencisë për Zbulim, BDI ishte shprehur e shqetësuar për të sepse ka punuar në kabinetin e ish presidentit Gjorgje Ivanov gjatë ngjarjeve në Lagjen e Trimave, në Kumanovë, në vitin 2015, informon TV 21. “BDI vlerëson se pa u ndriçuar deri në fund ngjarjet e Kumanovës, asnjë njëri që ka qenë pjesë e shërbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve sensitive”, kishte deklaruar në atë kohë Bujar Osmani.
Por, tani “integristët” nuk reagojnë njësoj edhe për Naqe Çulevin, i cili gjatë konfliktit në Lagjen e Trimave ka qenë drejtor i Agjëncisë për Zbulim. Nga BDI-ja tani arsyetohen se po të ishte pranuar kërkesa e tyre për Musliun, tani do të vlente për të gjithë, raporton TV21.

#BDI kundër #Musliut, por jo kundër #Çulevit – Drejtorit të Zbulimit gjatë ngjarjeve në “Lagjen e Trimave”

BDI kundër Musliut, por jo kundër Çulevit – Drejtorit të Zbulimit gjatë ngjarjeve në “Lagjen e Trimave”

Posted by TV21 on Friday, January 3, 2020