Të gjitha mediat e mëdha botërore, para disa ditëve raportuan për një kontrabandist rus dhe marifetllëkun, që ai kishte përdorur për të mashtruar emigrantët nga Azia.Shtetasi rus në fjalë iu ka marrë emigrantëve nga 10 mijë euro për t’i kontrabanduar në Finlandë. Meqë kontrabandimin nuk kishte mundur ta realizojë deri në fund, ai diku në një mal brenda Rusisë ka simuluar një kufi ruso-finlandez, duke vendosur ca flamuj dhe ca mbishkrime kufitare. I kishte dërguar emigrantët deri aty, e kanë kaluar kufirin e rrejshëm dhe iu ka thënë emigrantëve që tani gjoja gjenden në Finlandë. Ata më pas e kanë zbuluar (rrenën) që në fakt gjenden në mes të Rusisë dhe se janë mashtruar rëndë nga kontrabandisti. Megjithatë, ky tentim që ka dështuar në Rusi, mund të jetë fillim i një suksesi politik në Maqedoni. BDI tani 10 vite e tepër premton, por nuk mund të realizojë hapje të kufirit. Herë Llojan-Miratoc, herë Stançiq-Bellanoc, por, assesi, nuk po ia arrinë. Kur paralajmërojnë hapjen e kufirit, meritat i marrin për vete. Kur dështojnë, fajin e hedhin tjetërkund. Për të ndërprerë këtë lojë, e cila nuk po pi më ujë te opinioni, BDI-ja para zgjedhjeve të ardhshme si duket po e praktikon përvojën e dështuar të kontrabandistit rus. Mendoj se otografia e bërë natën si të ishin refugjatë nga Afganistani, vetëm po e plotëson mozaikun. Problemi i vetëm mund të jetë plaku i Llojanit. Nëse ai e zbulon këtë mashtrim (a me siguri do ta zbulojë), atëherë komenti mund të supozohet prej përpara!
Autor: Fejzi Hajdari