BDI-ja ka ngrirë anëtarësimin e Ramiz Merkos, por nuk do t’i kërkojë përgjegjësi – tha Xhaferi

Talat Xhaferi në takimin me gazetarët ka folur edhe për aktivitetet partiake, gjegjësisht rastin e kryetarit të Strugës nga BDI, Ramiz Merko i cili së fundmi është shpallur person “non grata”, transmeton TV21.

Ai tha se në BDI është ngrirë anëtarësimi i Merkos dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre ndaj rastit në fjalë.

“Në BDI është ngrirë anëtarësimi i kryetarit të Strugës, Ramiz Merko dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre”, tha Xhaferi/

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se nëse BDI-ja do të thërrasë në përgjegjësi Merkon dhe të kërkojë largimin nga posti i kryetarit të Strugës, ai shtoi se “nuk do të përzihen në këtë pjesë, sepse funksioni i kryetarit të komunës del nga vullneti i qytetarëve”./TV21