BDI fitoi 15 deputetë duke i mashtruar votuesit

Xhevdet Hajredini

Fitoi BDI 15 deputetë duke i mashtruar votuesit ta rrethojnë numrin 9, jo për listën e deputetëve, po për Naser Ziberin si kryeministrin e parë shqiptar.
Tani Teuta doli në tv.24 dhe na tregoi se oferta e duit për kryeministër shqiptar vetëm se qenka korekte, se e paskan pranuar një numër i madh i shqiptarëve, se për të vlen vetëm të bisedohet, se procesi i negociatave do të tregojë se cila është përqindja e realizimit të kësaj ideje(?!) dhe më në fund, se dui nuk është parti blofe(DUI ne e bleferska partija).
Të presim edhe pak, që të shohim se sa përqind Naseri do të jetë kryemimistër dhe se a do ta dëgjojnë ministrat maqedonas, apo do punojnë sipas urdhërave të liderit të partisë, si ç’kanë vepruar deri tani këta të BDI-s.