BDI është pasuri kombëtare maqedone

Arben Fetai

BDI është pasuri kombëtare maqedone. Sado që mundohen të manipulojnë me ndjenja të shqiptarëve se gjoja partitë maqedone po i urrejkan ata, partner më servil dhe më të shantazhueshëm nuk mund të ëndërrojnë as SDSM as VMRO. Pastaj a duan të bashkëqeverisin me një organizatë të tillë kriminale është çështje tjetër.

“Sa herë që Ali Ahmeti dëshiron të pëlqehet nga bashkësia ndërkombëtare në takimet e tij, ai heq dorë nga Kosova dhe lavdëron iniciativën e Serbisë për Ballkanin e Hapur ku Kosova nuk përmendet.”

Paramendoni, erdhi dita VMRO-DPMNE të mbrojë pavarësinë Kosovës nga Ali Ahmeti dhe Aleksandar Vuçiç. Çfarë degjenerimi moral e kombëtar i partisë që thirrët në trashëgiminë e luftës.