BDI është e brengosur pse Zaevi nuk e konsultoi VMRO-në

Xhevdet Hajredini
1. Derisa Mickoski pushtetit ia shtron dorën (“vo nas imate prijatel”), BDI pranon vetëm “parti relevante”, “do të vijon të kujdeset për shtetin”, të cilin gjatë kohë e robëroi, partizoi dhe e grabiti, brengoset pse Zaevi nuk e paska konsultuar VMRO-n për propozimin e masave të LSDM-s lidhur me përballimin e krizës, nuk flet aspak se a do të vijojë, si deri tani, me paratë e buxhetit ti paguaj disa mijë “administratorë” vetëm që të votojnë për partinë “relevante”, paralelisht me organet e shtetit, të mobilizojë 10.000 aktivistë partiakë, duke qenë edhe vetë në pushtet.

2. Si pasojë e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, një numër jo i vogël i qutetarëve së shpejti do ngelin pa para dhe pa punë.Për ti dalë në ndihmë kësaj kategorie, edhe bankat dhe disa kompani private një pjesë të fitimit, vullnetarisht, të nisura nga përgjegjësia shoqërore, duhet ta ndajnë për këtë qëllim.

3. BDI-ja kurrë nuk e kushtëzoi Gruevskin që ta ndryshojë emrin e shtetit i cili ishte i vetmi kusht për anëtarsim në NATO, edhe pse shqiptarët 100% përherë kanë qenë “për”. Dikush dikur do duhet për këtë të përgjigjet, jo të krekoset.