Një ditë para se të dalë pozitiv me Kovid 19, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka marë pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së sportit në fshatin Mateç të Likovës. Në këtë solemnitet, morën pjesë edhe shumë përfaqësues tjerë të BDI-së, udhëheqësia e degës partiake në Likovë, por edhe shumë qytetarë, si dhe kori komunal “Zijadin Ismaili”.
Prezent në solemnitet ishin edhe ministrat Sadulla Duraku dhe Arbër Ademi, kryetari i komunës, Erkan Arifi, si dhe figura tjera.
Nuk ka ende informacion nëse ata do të futen në izolim, sepse thonë që kanë respektuar protokollet shëndetësore. E vetmja tollovi ku nuk janë respektuar këto protokolle, është shënuar në momentin e prerjes solemne të lentës për lëshim të objektit në përdorim, si dhe gjatë gjuajtjes së “penalltive” që është bë brenda sallës.
Ndryshe, Bekteshi doli pozitiv me Kovid 19 ditën e djeshme, kurse në Mateç të Likovës ka qenë të martën.
Maqedoni BDI e Likovës në izolim, ministri Bekteshi ishte në vizitë një ditë...