Mbi 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë. BBC shkruan se më shumë se gjysma e rusëve që janë vrarë, konkretisht 57%, janë vullnetarë, rekrutë dhe të dënuar që vuanin dënime me burg dhe që ikën në frontin ukrainas nga kolonitë penale.
Para fillimit të luftës, asnjëri prej tyre nuk kishte lidhje me ushtrinë ruse.
Gjatë pushtimit të plotë rus të Ukrainës u vranë 19,583 ushtarë rusë të moshës deri në 25 vjeç, raporton BBC, duke vënë në dukje se ushtari më i ri i vrarë deri më sot ishte 18 vjeç.
Sot, përqindja e ushtarakëve rusë të vrarë në luftë të moshës 18 deri në 35 vjeç është 11% . Shumica e ushtarakëve rusë të identifikuar të vrarë në luftë janë të moshës 36 deri në 45 vjeç.



