Bayerni me ofertë e re për Kane

Tottenham refuzoi një ofertë të parë nga Bayern për Kane, në të cilën skuadra gjermane ofroi 70 milionë euro.
Gjiganti gjerman vazhdon të insistojë për të marrë shërbimet e yllit anglez, transmeton lajmi.net.

Siç raporton ‘Daily Mail’, Bayerni ka bërë një marrëveshje të re prej rreth 80 milionë euro që klubi anglez pritet ta refuzojë sërish.

Levy dëshiron që marrëveshja të arrijë tre shifra dhe nuk duket i gatshëm të pranojë më pak se 100 milionë dollarë për sulmuesin e tij.