Bayern Munich e ka mposhtur Union Berlinin, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Choupo-Moting, në minutën e 31’. Goli i dytë u shënua nga Kingsley Coman, në minutën e 40’.
Pak para se të mbyllet pjesa e parë, Jamal Musiala trefishoi epërsinë e bavarezëve.
Në pjesën e dytë, nuk pati tjetër gol dhe u mbyll me këtë rezultat ndeshja.
Bayerni pas fitores kthehet në vendin e parë me 46 pikë, pas 22 ndeshjeve, me pikë të barabarta me Dortmundin, që renditet në vendin e dytë. /Klankosova.tv.