Bayern pranë rinovimit me Choupo-Moting, diskutohen detajet e fundit

Rinovimi i kontratës së Eric Maxim Choupo-Moting me Bayern Munich duket gjithnjë e më afër.

Sipas raportimeve nga mediet gjermane, bisedimet mes drejtuesve të klubit bavarez dhe përfaqësuesve janë duke u zhvilluar dhe tashmë në një fazë të mirë.

Ndërsa theksohet më tej se kontrata e re e lojtarit do të duhet të përshtatet sipas ecurisë së viteve të fundit të kamerunasit.