Bavarezët janë vënë në ndjekje të lojtarit ofensiv, Raphinha, i cili është në mesin e lojtarëve më produktiv në Premier League.
Sipas mediave angleze, Rapinha është drejt Bayern, për shumën e 50 milionë eurove, përcjell lajmi.net. Transferimi pritet të kompletohet gjatë muajit tjetër.
Ai është lojtari i gjashtë me më së shumti kontribut në gola në Premier League në vitin 2021, para Jamie Vardy, Sadio Mane dhe Mason Mount.
Raphinha ishte lider i Leeds United në fushën e blertë, në sezonin e tij të parë.




