Baton Haxhiu përfshihet edhe në një skandal tjetër

Nuk kaluan as dy javë të plota dhe Baton Haxhiut, drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan, i ka shpërthyer edhe një skandal i ri.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ai është paguar nga kompanitë e dyshimta të përfshira në aferën e incineratorëve.

Para dy javësh u zbulua se Haxhiu figuron si drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan dhe se nga ky biznes merrte pagë prej afro 10 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, për sa i përket incineratorëve pagesat janë bërë në llogarinë biznesore të një faqeje interneti në pronësi të Baton Haxhiut.

Kështu vetëm për portalin e administruar nga Baton Haxhiu, “Albanian Post”, në vetëm 6 muaj janë dhënë  2.656.800 lekë ose rreth 22 mijë euro.

Më herët opozita në komisionin e posaçcëm parlamentar hetimor por edhe në deklaratat për mediat ka theksuar se këto financime kanë vetëm një qëllim censurimin dhe krijimin e një propaganda pro kontratave të incineratorëve

Për koncesionin e Elbasanit tashmë i arrestuar është ish ministri Lefter Koka, ndërsa mbetet për tu parë se si do të shkojnë hetimet për dosjen e Tirnës dhe të Fierit.

Sipas dokumenteve të CNA pagesa kanë marrë edhe televizione të tjera për të cilat do të publikohen materialet.

Image