Bastisje në Veles, konfiskohet marijuanë dhe kërpudha halucinogjene

Gjatë ditë së sotme zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme në Veles, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe urdhrit të marrë nga gjykata, kanë kryer kontrolli në shtëpinë e shtetasit M.P. (27) nga Velesi. Gjatë kontrollit u gjetën kërpudha halucinogjene, pako me marijuanë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në një shtëpi tjetër ku M.P. e përdorte atë si bazë materiale ku u gjetën karta bankare, dokumente me regjistrime të shitjeve të drogës, laptopë etj. Shtetasi M.P. është privuar nga liria në MPB Veles dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës.