Më 20 korrik 2026, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria V.Z. (31) nga Tetova.
Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse, e realizuar nga ora 20:00 deri në 20:55 me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë të bardhë pluhur, e dyshuar si lëndë narkotike.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 31-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Maqedoni Bastisje në Tetovë, gjendet “pluhur i bardhë”, arrestohet një 31-vjeçar





