Bastisje në Shkup, policia sekuestron drogë dhe armë

Sot (17.05.2022) nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektori për tregti të kundërligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, pas urdhëresës së marrë paraprakisht nga gjykata për bastisje të banesës dhe lokaleve tjera, kontrolloi T.Ç. (38) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë tip Beretta, një pistoletë Grizzly, 20 fishekë, 6.35, një pistoletë sinjalizuese me municion për të dhe një pushkë ajrore, të cilën personi e posedonte pa leje. Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjet një pako me pluhur të bardhë dhe një peshore me mbetje pluhuri të bardhë. T.Ç. është i privuar nga liria dhe kundër tij do t’ë parashtrohet kallëzimit penal, thuhet në njoftimin e MPB-së.