Bastisje në Shkup, gjendet marihuanë, arrestohet një person

Sot (21.09.2021) rreth orës 9:15 pjesëtarët e policisë nga Njësiti për tregti të paligjshme pranë Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup kanë privuar nga liria S.S(47) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet dhe konfiskua marihuanë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.