Bastisje në Shkup, arrestohen dy shpërndarës të drogës

MPB Maqedoni njofton se sot (28.05.2024), punonjësit e policisë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm, kanë arrestuar personat J.J (22) dhe D.D (47).

“Pas marrjes së informacioneve operative paraprakisht dhe marrjes së urdhëresës gjyqësore, është kryer bastisje në një banesë në Shkup, gjatë së cilës është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale”.

“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.