Bastisje në Prilep, arrestohet dileri i drogës

Më datën 03.10 2021 nëpunës policorë të SPB Manastir- Njësia e Punëve të Brendshme Prilep e kanë privuar nga liria F.M. (26) nga Prilepi. Gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse në rr. ”Pere Toshev” në Prilep, ku jeton F.M. janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie në gjendje pluhuri ngjyrë kafeje, terezi dixhitale dhe të holla në apoenë të ndryshëm.
F.M. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.