Me datë 29.10.2025, në orën 15:15, në f. Reçan, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria N.S. (22) nga f. Reçan, rrethina e Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”, e ndëshkueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
“Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, ishte bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të N.S., me ç’rast ai ka denoncuar se në njërën prej hapësirave ndihmëse ka një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë, pa leje përkatëse, të cilat i ka dorëzuar vullnetarisht. N.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.




