Bastisje në Manastir, gjendet heroinë dhe marijuhanë

Zyrtarë policorë nga njësiti për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve pranë SPB-Manastir, në bazë të një urdhri gjyqësor, gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe disa hapësira ndihmëse të 31 vjeçarit P.B. nga Manastiri.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar heroinë, amfetaminë, marijuhanë dhe fara të marijuhanës. P.B është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme, pas çka do të pasoj edhe padia adekuate.