Bastisje në Luboten të Shkupit, arrestohet 30 vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se sot efektivët policor nga Sektori për kriminalistikë dhe Sektori për Punë të Brendshme kanë arrestuar S.Ll (30) nga fshati Luboten i Shkupit. Gjatë kontrollit që është bërë në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar pistolet “Zastava M70” kalibiri 7,65 mm me 12 plumba. S.Ll është mbajtur në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet akuzë sipas nenit 396 të Kodit Penal./TV21