Bastisje në Kërçovë, arrestohet një 72 vjeçar

Gjatë ditës së djeshme (23.04.2021) policia në Kërçovë ka arrestuar 72 vjeçarin M.B. nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar një revolver markë e panjohur dhe 14 predha të kalibrit 7.62 mm.
Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.