Më datë 13.02.2026, në një objekt hotelerik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), që të gjithë nga Gostivari, ku gjatë kontrollit fizik te personi A.R. janë gjetur tetë paketime me lëndë pluhuri të bardhë ndërsa te personi Z.A. është gjetur një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.
Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e A.R. me çka janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit “Beretta” e kalibrit 22mm, një pushkë karabinë “Zastava” e kalibrit 8,57, një karikator si dhe gjithsej 191 fishekë të kalibrave të ndryshëm për të cilët personi nuk posedonte leje, andaj pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse ligjore.





